Buffon refuzoi klubet e Premierligës për rikthimin te Juve

Futboll 05 Korrik 2019 11:43

Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina thotë se portieri italian vendosi që ta refuzojë mundësinë për të luajtur në Premierligë në mënyrë që të rikthehet te Juventusi.

“Ai kishte shumë oferta, sidomos nga Premierliga dhe nga ekipet e tjera të mëdha”, ka thënë Martina për “MailOnline”.

“Unë nuk dua të përmend emra, nuk është në stilin tim, por mendoj se nuk do ta keni problem për ta kuptuar”, shtoi ai.

“Buffon gjithmonë i ka bërë zgjedhjet e tij me zemër dhe kurrë për kuletën e tij. Ju mund ta krahasoni rikthimin e tij në shtëpi me atë të një burri që pas një arratie mezi pret që ta përqafojë përsëri gruan e tij”, tha agjenti i Buffonit.