Bufi: Nëse suspendohet Kosova, dikush do të bëhet figura me e urryer e dekadës

Kombëtarja 10 Dhjetor 2019 09:29

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur ndryshe si Bufi ka reaguar ndaj ngjarjeve të cilat e kanë rrethuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK)

Kohëve të fundit ka një debat për kryetarin e kësaj federate, për zgjedhjen ose jo të një kryetari të ri.

Kjo situatë ka zgjuar debat që UEFA mund ta pezullojë FFK-në për disa muaj për shkak të këtyre paqartësive.

“Cilido individ nga federata, politika etj, e bënë ndonjë marrëzi që qon drejt suspendimit ose sanksionimit të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt europianit, pa dyshim se do të jetë figura ma e urryer e dekadës në vendin tonë”, ka shkruar Spahiu.

Cilido individ nga federata, politika etj, e bene ndonje marrezi qe qon drejt suspendimit ose sanksionimit te Kosoves ne…

Gepostet von Fatmir Spahiu Bufi am Montag, 9. Dezember 2019

-->