Bukuroshja kroate reagon pas ndarjes me Neymarin

Futboll 22 Korrik 2019 21:26

Modelja e njohur kroate, Soraja Vucelic ka liruar privatësinë në Instagramin e saj, duke bërë të mundur që fansat të shohin të gjitha fotot dhe videot që ajo poston rregullisht.

33-vjeçarja shpërthyese u bë e njohur për një lidhje të shkurtër që kaloi me brazilianin Neymar, ndërsa me fotot e fundit ka dashur t’i tregojë atij se çfarë ka humbur, duke nxjerrë në pah të gjitha asetet fizike.

 

Fotot janë realizuar kryesisht në plazhin e Marbellas në Spanjë, ku modelja kroate po kalon pushimet dhe po argëtohet pa fund, por këtë herë “single”, pasi shfaqet gjithmonë e vetme para aparatit.

-->