Bundesligës i shtohet edhe një lojtar shqiptar

Futboll 11 Qershor 2021 12:16

Portieri shumë i talentuar, reprezentuesi i përfaqësueses U20 të Gjermanisë, Diant Ramaj është futbollisti më i ri në Bundesligën gjermane. 

Dianti i lindur me 19.09.2001, anëtar i deritashëm i 1. FC Heidenheim (U19) u bë anëtari më i ri i Eintracht Frankfurt, që sivjet do të luajë në Europa Ligë.

Dianti në karrierën e tij ka 88 ndeshje të zhvilluara me U17 e U19 në Bundesligën gjermane për Stuttgart e Heidenheim si dhe 9 ndeshje për reprezentacionet gjermane U17, U19 e U20.

Dianti pos shtetësisë gjermane ka edhe shtetësinë e Kosovës.

FFK duhet të orientohet kah dy ose tri ligat profesionale në Gjermani ku ka edhe talente të tjerë, e pastaj në ligat amatore të Gjermanisë apo shteteve tjera ku futbolli nuk është në një shkallë aq të lartë për nga cilësia, siç është duke vepruar deri me tash, ka shkruar Miftar Dragidella.

-->