‘Burgim i përjetshëm për Shkodran Mustafin’ – peticioni ndaj yllit të Arsenalit

Futboll 22 Prill 2019 11:03

Tifozët e Arsenalit kanë hapur peticion e çuditshëm, ku kanë kërkuar burgosjen e përjetshme të futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Një gabim trashanik në golin e dytë të Zahas, në sfidën ndaj Crystal Palace, po i kushton shtrenjtë futbollistit me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

27-vjeçari, i cili aktivizohet në radhët e Arsenalit ka filluar të ‘masakrohet’ në rrjetet sociale nga tifozët e topçinjve, të cilët e kanë kritikuar ashpër paraqitjen e mbrojtësit në sfidën e ditës së diel.

Ata kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa janë konfirmuar mbi 500 nënshkrime.

“Një njeri me emrin Shkodran Mustafi ka mashtruar një klub futbolli duke i bërë që ta paguajnë mbi 90 mijë funte. Ai vetë është përgjegjës për miliona dollarë në dëmtime, si thyerje të telefonave mobilë apo televizorëve”, thuhet në përshkrimin e peticionit të çuditshëm që është nisur nga një grup tifozësh të ekipit anglez. /Insporti.com/