Burim i afërt me Eriksen zbulon detaje rreth spekulimeve për transferim te Real Madridi

Futboll 16 Janar 2019 17:17

Puna që ka bërë Mauricio Pochettino gjatë katër viteve të tij te Tottenhami ka qenë vërtetë për tu admiruar.

Ai i ka transformuar Spurs nga një skuadër jo konsistente në një pretendent për top katërshe duke aplikuar një lojë tejet të bukur për sy.

Argjentinasi e ka arritur tërë këtë sukses me një buxhet relativisht të ulët, me mbrojtësin kolumbian, Davinson Sanchez që ka qenë blerja më e shtrenjtë – rreth 44milionë euro.

Derisa kjo është shifër mjaft e madhe, nuk është asgjë nëse krahasohet me shumat që i shpenzojnë Manchester City, Liverpooli dhe Manchester United.

 

Eriksen in action

Sidoqoftë, me stadiumin e ri që po ndërtohet dhe mungesën e fondeve për të kompletuar transferime të mëdha, sfida për të mbajtur lojtarët kryesor në skuadër mund të rezultojë shumë e vështirë në vitet e ardhshme për Tottenhamin.

Harry Kane, Heung-Min Son dhe Dele Alli së fundmi kanë nënshkruar kontrata të reja, por e njejta nuk mund të thuhet edhe për yllin danez, Christian Eriksen.

Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2020, me Real Madridin që ka qenë rregullisht i lidhur me 26-vjeçarin.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, kampi i Eriksen nuk është optimist për kontratën e re me klubin londinez, me situatën që po cilësohet si “shumë, shumë e vështirë”.

 

Eriksen in 2013

Derisa Daniel Levy (pronari i klubit) njihet si një person që është shumë i vështirë për tu negociuar, ai do të jetë i shqetësuar me idenë e largimit të lojtarit në parametra zero.

Një burim i afërt me mesfushorin ka thënë se danezi “e sheh Madridin si klub shumë të madh. Për të do të ishte nder i madh të luante në kryeqytetin spanjoll. Kur flasim për klubet të mëdha, natyrisht se flasim edhe për Madridin. Mund të jetë opsion i mirë”.

Gjërat duket se nuk janë aspak në favor të Spurs. Klubi nga veriu i Londrës transferoi Eriksen për 13milionë euro në vitin 2013, me lojtarin që është shëndrruar në një prej mesfushorëve më të mirë në ligë. /Insporti.com/

-->