Bylbyl Sokoli e komenton fitoren ndaj Feronikelit, e bën një krahasim interesant

Futboll 15 Prill 2019 23:09

Trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli, ka komentuar fitoren e madhe të ekipit të tij në udhëtim te Feronikeli.

Në ndeshjen e luajtur në Drenas, skuadra e Sokolit arriti që të fitojë me rezultat 2:1, shkruan Insporti

Rreth kësaj ndeshje, Sokoli tah se Feronikeli nuk diskutohet që ishte favoriti absolut, teksa shtoi se skuadra e tij tregoi ndeshje të dobët në aspektin e disiplinës taktike.

“Ne kemi përgatit ndeshjen dhe qëllimi kryesor ka qenë të prezentohemi më së miri, sepse kemi pas një seri të ndeshjeve të fuqishme dhe prej këtyre ndeshjeve ka qenë ndeshja më e dobët në aspektin e disiplinës taktike”, tha Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

“Ka qenë ndeshje jonë e dobët, pasi mendoj se Ferizaji ka luajtur më mirë me Llapin, Dritën e Prishtinën”, tha ai.

Tutje, Sokoli sërish potencoi se skaudra e tij synon barazhin.

“Pikësynimi ynë është dalja në barazh dhe nëse na paraqitet ndonjë rast edhe nëse mund të dalim prej barazhit”, shtoi ai.

“Feronikeli si çdo ekip tjetër gjatë kampionatit bën ndonjë gafë dhe kjo i ndodh edhe Barcelonës e Real Madridit e shumë ekipeve të mëdha, unë besoj se ky ekip ka staf, ekip dhe udhëheqësinë dhe do të rikthehen”, deklaroi Sokoli.

Pas 27 xhirove në Superligë, lideri Feronikeli dhe Prishtina e vendit të dytë kanë numër të njëjtë të pikëve, nga 62. Llapi i vendit të tretë, ka dy pikë më pak. /Insporti.com/