Bylbyl Sokoli i zhgënjyer me këtë lojtar të Prishtinës

Futboll 11 Shkurt 2019 23:14

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli ka thënë se ka pritur një paraqitje më të mirë nga portieri i Prishtinës, Visar Beka, i cili nuk u tregua efikas në 11-metërsha, në përballjen mes Prishtinës dhe Trepçës 89, në fundjavë.

Skuadra nga Mitrovica triumfoi pas penalltive kundër Prishtinës, në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të çerek-finales së Kupës së Kosovës.

Sokoli, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka thënë se kishte pritur një paraqitje më të mirë në penallti nga Beka.

“Unë kam pritur që Beka së paku do t’i presë tre penallti, i ka duart e gjata, e ka koncentrimin, nuk lexon, por reagon, por në këtë ndeshje më shumë u mbeshtetë në instikt se sa në mobilizim.” /Insporti.com/