Cafu votohet mbrojtësi më i mirë i djathtë në histori

Futboll 13 Prill 2019 10:35

Marcos Evangelista de Morais “Cafu” është votuar si mbrojtësi i më i mirë i krahut të djathtë në histori.

Pas një ankete të zhvilluar nga “SPORTbible” në rrjetin social “Twitter” në të cilën në garë ishin Dani Alves, Philip Lahm, Cafu dhe Javier Zanetti, transmeton Insporti.com.

Më shumë se 30 mijë njerëz kanë  votuar në këtë anketë dhe mbrojtësi brazilian, Cafu është votuar me 40 përqind si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit.

 

Mbrojtësi gjerman, Lahm, i dyti me 25 përqind, Alves përfundoi në pozitën e tretë ndërsa Zanetti në të katërtën.

Legjenda e Brazilit, Cafu, është futbollisti me më së shumti paraqitje për kombëtaren braziliane me 144 ndeshje të zhvilluara.

48 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për gjigantët italian, Roma dhe Milan duke fituar trofe të ndryshëm, si Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Italisë.

Ndryshe, Cafu është fitues i dyfishtë i Kupës së Botës me Brazilin (1994 dhe 2002). /Insporti.com/

-->