Cakohet data për super meçin Joshua – Wilder

Boks 13 Mars 2019 14:07

Eddie Hearn ka deklaruar se është optimist se do të ndodh meçi i shumë pritur ndërmjet klientit të tij, Anthony Joshua dhe boksierit amerikan, Deontay Wilder.

Të dy boksierët nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje prej muajsh, pasi që “Bomberi i Bronztë” kishte  vendosur të boksojë me bashkëvendasin e Joshuas, Tyson Fury “The GYPSY KING”, meç i cili përfundojë në barazim me pikë.

Kampioni i botës në IBF, WBO dhe WBA, Joshua do të zhvillojë meçin e tij të radhës në qershor ndaj Jarell Miller, në Madison Square Garden dhe do të jetë meçi i tij parë jashtë Britanisë së Madhe.

Promoter Eddie Hearn during the press conference at Glaziers Hall, London. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Monday January 14, 2019. See PA story BOXING London. Photo credit should read: Kirsty O'Connor/PA Wire

 

Megjithatë, agjentin i Joshuas, Eddie Hearn është shprehur optimist se meçi me Wilder mund të ndodh në muajin nëntor ose dhjetor të vitit 2019, transmeton Insporit.com.

Ai për Sky Sports ka deklaruar se gjasat janë shumë të mëdha, por që nuk ka dashur të flasë më shumë rreth kësaj marrëveshje.

“Gjasat janë të mëdha, por nuk dua të flasë më shumë sepse nuk dua të prishë ndonjë gjë. Është e qartë, se marrëdhëniet ndërmjet dy ekipeve nuk janë më të mirat, por mendoj se është e rrugës që ky meç të ndodh dhe do të ishte shumë fitimprurës. Nuk është vetëm të arrihet marrëveshje me Wilder, por është të bësh marrëveshje me Joshua. Në rast të ndonjë marrëveshje, atëherë besoj se do të zhvillohet në nëntor ose në dhjetor të vitit 2019, por ende ka shumë punë për të bërë”, ka thënë Hearn për Sky Sports.

 

Të martën, Wilder dhe agjentet e tij, Shelly Finkel dhe Al Haymon, janë takuar me pronarët e DAZN në Neë York, për të diskutuar drejtat televizive të meçit me Joshua.

Joshua javë më parë ka nënshkruar kontratë me DAZN, kompani e cila ka të drejtat televizive për meçet e Anthony Joshua. /Insporti.com/