Caktohet çmimi i Xherdan Shaqirit – arrin oferta e parë

Futboll 30 Prill 2018 14:35

Stoke City duket se do të bjerë nga Premier Laegue, dhe vetëm sa pritet konfirmimi zyrtar. Në ligën e dytë të Anglisë apo në Championship, ku pritet të merr pjesë Stoke City sezonin e ardhshëm nuk do t’i ketë me vete shumë lojtarë të tanishëm.

Pritet që yjet e këtij ekipi të transferohen në ekipet e Premier League. I pari që do të largohet duket se do të jetë Xherdan Shaqiri i cili po kërkohet për 22.7 milionë euro nga Southhampton, me insistim të Mark Hughes.

Nëse ndodh ky transfer, atëhere Shaqiri do të bashkohet me trajnerin i cili e solli në Angli, Mark Hughes. /Insporti.com

-->