Caktohet data e meçit mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte

Boks 22 Shkurt 2022 12:51

Është caktuar edhe meçi i radhës për boksierin Tyson Fury.

Ai do të mbrojë titullin e botës në WBC në peshat e rënda ndaj Dillian Whyte.

Meçi do të zhvillohet më 23 prill në Londër në stadiumin e “Wembleyt”.

Kontratat janë finalizuar, nënshkruar dhe depozituar në WBC në orët e fundit të afatit që Fury dhe Whyte të arrijnë një marrëveshje përpara duelit të tyre në Wembley në prill.

Fituesi i Fury vs Whyte mund të ringjallë shpresat për një luftë për unifikimin e titujve të botës ndaj Oleksandr Usyk.

Usyk fillimisht do t’i mbrojë titujt WBA, IBF dhe WBO kundër Anthony Joshuas, të cilin e ka mundur në meçin e parë.

-->