Caktohet data për përballjen Whyte-Fury

Sporte të tjera 25 Shkurt 2022 20:04

Tyson Fury do të mbrojë titullin e tij të kampionit WBC në peshat e rënda, ndaj Dillian Whyte.

Dueli mes Fury dhe Whyte ishte paralajmëruar kohë më parë, me Whyte që ishte mandatuar nga WBC për të qenë sfiduesi i kampionit.

Tashmë është caktuar edhe data dhe vendi për duelin mes dy gjigantëve britanikë, përcjell lajmi.net.

Fury do të mbrojë titullin e kampionit në ‘Wembley’, më 23 prill të këtij viti.

‘Gypsy King’ mbanë titullin e kampionit që kur mposhti Deontay Wilder. 

-->