Cana “ankohet” se Kosova e dobësoi Shqipërinë

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 14:08

Dueli i Shqipërisë me Francën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 është interesant jo vetëm për futbollin që pritet të tregohet, por edhe për faktin se sonte pritet të inaugurohet Arena Kombëtare

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, me prejardhje nga Kosova ka dhënë një intervistë për  “Ouest France”, ku ka thënë që Kosova e ka dobësuar Shqipërinë.

Cana është tërhequr nga kombëtarja me 23 qershor të vitit 2016. Ai është futbollisti që ka më së shumti paraqitje për kombëtaren, me 93 të tilla, transmeton rtv21.tv.

36 vjeçari gjatë intervistës tha se ish trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci ka dështuar në Shqipëri. “Pas Evropianit, pati një ndryshim brezash. De Biasi u largua dhe erdhi Panucci, që dështoi të vinte dorën e tij në ekip. Kosova nga ana tjetër krijoi një largim të talenteve dhe dobësoi Shqipërinë. Kosova ishte në garë deri në fund në kualifikuese, diçka fantastike për një shet të vogël”, ka thënë ai.

-->