Cana tregon momentin më qesharak me Etrit Berishën

Kombëtarja 06 Dhjetor 2018 22:07

Dje bë prezantimi i fondacionit “Cana 5” i drejtuar nga vetë Lorik Cana, i cili së fundmi ka treguar një moment epik kur ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Kapiteni legjendar ka folur për një episod në një grumbullim të Kombëtares dhe në dhomën e hotelit ai qëndroi me portierin Etrit Berisha.

“Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti. Mbaj mend që tha: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet”, ka treguar kapiteni legjendar i Shqipërisë.