Cancelo afër largimit nga Manchester City

Futboll 05 Shkurt 2020 19:20

Joao Cancelo, pritet të largohet nga Manchester Cityt për në Inter.

Sipas tabolidit anglez “The Sun”, Joao Cancelo pritet të largohet nga Manchester City, pasi nuk e ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin Pep Guardiola, që më shumë ka preferuar Walkerin në pozicionin ku luan portugezi.

25-vjeçari mund të kthehet tek Inter, ku luajti dy sezone më parë në formë huazimi nga Valencia.

Për ish-futbollistin e Juventusit interesohet edhe Bayerni Munchen, që ka nevojë për një alternativë të besueshme në anën e djathtë.

-->