Cancelo e mposht boksierin rus me “KO”, shpallet kampion i botës

Boks 03 Nëntor 2019 09:23

Boksieri meksikan Saul “Cancelo” Alvarez është kampioni i ri i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 81kg), shkruan Insporti.com.

Alvarez e mposhti me “KO” boksierin rus Sergey Kovalev në raundin e 11-të.

Kur të gjithë menduan se meçi do të përfundonte me vendimin e gjyqtarëve, kështu nuk e mendoi edhe meksikani Alvarez.

Meçi ishte i baraspeshuar deri në mometin kur Alvarez lansoi të “djathtën e tij” dhe tregoi aftësitë e tij. /Insporti.com/