Capello me një këshillë interesante për Neymarin

Futboll 14 Shkurt 2020 21:05

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka thënë se Neymari duhet ta kopjojë pilotin Lewis Hamilton.

“Duhet të marrë shembull nga Lewis Hamiltoni, një sportist klasi. Neymar duhet ta imitojë. Ka nevojë të gjejë ekuilibër dhe qetësi, sepse cilësitë i ka të jashtëzakonshme. Mendoj se ai dhe Mbappe do të duelojnë për ‘Topin e Artë’ pas Ronaldos dhe Messit. Neymar duhet të kuptojë gjithashtu se roli i tij shkon përtej fushës. Ai është një shembull për të rinjtë dhe ka një rol edukues, ndaj duhet t’i kushtojë vëmendje edhe këtij aspekti”, ka thënë Capello.

-->