Capello: Talenti i Romës mund ta fitojë “Topin e Artë”

Futboll 02 Gusht 2020 15:00

Fabio Capello është i mahnitur me talentin e Nicolo Zaniolos dhe besoj se ai ka mundësi ta fitojë Topin e Artë një ditë.

Ish-trajneri i Romës ka komentuar paraqitjen e numrit 22 të verdhekuqve kundër Juventusit.

 “Zaniolo ka një forcë fizike dhe cilësi t ë jashtëzakonshme. Ka një potencial jo për Këpucën e Artë, por mund të synojë diçka më shumë, Topin e Artë”, ka thënë Capello për Sky Sport.

“Jam i dashuruar me të. Ka gjithçka, forcë, cilësi dhe shpejtësi. Edhe lojtarë të tjerë i kanë këto cilësi, por jo në nivelin e tij. Ka vizion loje, prekje magjike dhe aftësi teknike”

-->