Carlo Ancelotti hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Futboll 13 Prill 2022 10:05

Edhe pse ishte në prag të eliminimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, e cila avanconte 0:3 deri në minutën e 80-të trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, mezi priste të arrinte gjysmëfinalen edhe për një tjetër arsye.

Italiani u bë trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që siguron pjesëmarrjen në gjysmëfinale në katër dekada të ndryshme, përcjell Demokracia.com

Ai fillimisht luajti me Juventusin në vitin 1999, pastaj në 2003, 2005, 2006 dhe 2007 me Milanin dhe në 2014, 2015 dhe tani në 2022 me Realin e Madridit.

13 herë kampionët e Evropës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e takimit Atletico Madrid – Manchester City që luhet të mërkurën mbrëma.

-->