Carlos Takam vs Senad Gashi – raporti i plotë me video

Sporte luftarake 22 Dhjetor 2018 21:36

Rundi i parë i meçit, ashtu siç edhe pritej kaloi qetë meqë të dy boksierët tentonin aftësitë e njëri tjetrit.

Insporti edhe më herët kishte lajmëruar se Gashi kishte hyrë si zëvendësues në këtë duel dhe si i tillë ishte i panjohur për veteranin francez Takam, i cili nuk ngutej në veprimet e tij.

Gashi ishte më shumë në defanzivë dhe po thuajse nuk zbuloi asnjë pikë të dobët ndaj kundërshtarit.

Në rundin e dytë, Takam pati dy-tri goditje direkt të suksesshme direkte me të majtën, mirëpo, asnjë nga to nuk ishte e rrezikshme për Gashin.

Në rundi n e tretë, Takam filloi të sulmojë më me vendosmëri dhe dy herë e mbështeti për litarë Gashin në cep të ringut, por nuk pati rrezik për Gashin, i cili tentonte me goditje të shpejta me të majtën, të bënte presion ndaj kundërshtarit.

Gashi në fakt qëndroi deri në rundin e shtatë, kur pësoi dy nokdaune dhe më pas pësoi një të djathtë të fuqishme nga Takam, ndaj të cilës jo që nuk patoi përgjigje, por nuk mundi të rikuperohej dhe u rrëzua në nokaut.

Gashi tregoi klasin e tij dhe qëndroi ndaj një veterani me përvojë, por fuqia e goditjeve të Carlos Takam, siç ka qenë shumë herë viteve të fundit, ishte edhe sot e papërballueshme për një kundërshtar në ring.

Videon e nokautit, që ndodhi në rundin e 7-të, kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 40 sekonda luftë, sipas raportit zyrtar të gjyqtarëve dhe momentet më interesante mund ti shihni këtu.