Carmelo Anthony tek Brooklyn Nets

Basketboll 30 Gusht 2019 09:58

Ylli amerikan i basketbollit, Carmelo Anthony, duket se nuk do të mbetet pa skuadër për fillimin e edicionit të ri.

Anthony nuk pati ndeshje të mira me Houston Rockets, por as në aventurën paraprake tek Oklahoma, duke bërë që shumë njerëz të humbin besimin tek ai.

Lojtari së fundmi nuk është grumbulluar as me kombëtaren e SHBA-ve për Kampionatin Botëror, edhe pse është një nga rekordmenet e kombëtares.

Por, së fundmi duket se po vijnë disa lajme të mira për Melon. ‘Clutchpoints’ raporton se Kyrie Irving dhe Kevin Durant po bëjnë çmos që të afrojnë lojtarin në Brooklyn Nets.

Në karrierën e tij, Carmelo Anthony regjistron 24 pikë për ndeshje, 6.5 kërcime dhe 3 asistime.