CAS në këtë datë vendos për Manchester Cityn

Futboll 19 Maj 2020 17:07

Ankesa e Manchester Cityt kundër ndalimit dy vjeçar për pjesëmarrje në garat evropiane do të dëgjohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nga 8 deri në 10 qershor.

Manchester City kishte shpresuar për një seancë dëgjimore në maj, por shpërthimi i koronavirusit e ka shtyrë atë deri në qershor.

Është e paqartë nëse seanca dëgjimore do të mbahet me pjesëmarrje personalisht të palëve ose përmes video lidhjes.

Nëse një vendim jepet deri më 10 qershor dhe ndalimi i pjesëmarrjes së Cityt në Evropë do të mbetet në fuqi, skaudrat e Premierligës kur të vazhdojë sezoni do të jenë në dijeni se edhe vendi i pestë do të dërgojë në Ligën e Kampionëve.

Por te Manchester City janë të bindur se me apelin e tyre do ta rrëzojnë vendimin e UEFA-s.

-->