Casillas me mesazh interesant për portierin legjendar

Futboll 26 Qershor 2019 21:53

Emrat më të mëdhenj të portës spanjolle e kanë idhull Luis Miguel Arconadan, një prej tyre është edhe Iker Casillas.

Ish-gardiani i Real Madridit ka treguar një anekdotë gjatë një mesazhi urimi për ditëlindjen e Arconadas.

“Mbaj mend që ulesha për të ngrënë dhe isha 4-5 vjeç,” shkruan Casillas në Instagram.

“Mamaja ime më kishte bërë një sallatë me sardele për darkë. Nuk më pëlqente shumë peshku, por më ka ngelur në mendje çfarë më thoshte: ‘Nëse do të bëhesh një portier, duhet të hash sardele. Kam folur me mamanë e Arconadas dhe më ka thënë se sardelet e bëjnë të kërcejë shumë lart për të kapur topin’. Natyrisht që mamaja ime nuk kishte folur ndonjëherë me mamanë e Aconadas. Gëzuar ditëlindjen Arconada”.