Cassano kujton golin që e shpëtoi nga burgu (VIDEO)

Futboll 10 Prill 2020 18:14

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano e ka kujtuar një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tij.

“Nëse nuk do të kishte qenë ajo ndeshje, me siguri do të kisha përfunduar në burg ose do të isha bërë hajdut…”. Një rrëfim i vërtetë, i sinqertë dhe pa asnjë hiperbolizim. i rritur në lagjet famëkeqe të qytetit të Barit, Antonio Cassano e dinte se futbolli ishte i vetmi shpëtim për të, por pikërisht në “San Nicola” do tëbënte që shumë të dashuroheshin pas tij!

Një gol që nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm sepse ishte ende 17 vjeç, por sepse luante ndaj Interit dhe sytë e gjithë Italisë ishin atë pasdite në stadiumin e ekipit të “gjelave”.

Adoleshenti me numër 18 do të “thithte” një top të harkuar nga rreth 40 metra me thembër duke e përpunuar dhe “dehur” mbrojtësit e Interit, për të shënuar!

Ajo ndeshje përfundoi 2-1 për Barin, por Cassano u ngjit në piedestal: Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan, Inter, Parma dhe sërish Sampdoria, por vetëm pak… Një ngjitje dhe rënie! Sepse, karakteri i tij ishte e keqja më e madhe dhe ai që e frenoi!

-->