Cavaliers “shkelin” Bostonin

NBA 12 Shkurt 2018 08:31

Cleveland Cavaliers janë paraqitur për herë të parë pas transfer saga-s së javës së kaluar. Drejtuesit e Cavaliers hoqën nga ekipi i tyre 6 lojtarë ndërsa sjellën 4 të rinj.

Askush nuk dinte se si do të duket skuadra e re e LeBron James! Në emisione debatuese, analistët pohonin se Cavaliers kanë marrë fund dhe tashmë fytyra e re e konferencës lindore do të jenë Boston Celtics.

Në magazinat sportive dolën fjalë se “mbreti” James, nuk deshi që Cavaliers të transferojnë në fillim të sezonit Irvingun, dhe se kishte dashur që ai të jetë me të në kampin stërvitor. Pas këtij transferi në Cleveland erdhën shumë lojtarë të rinj dhe me pak se 6-muaj pothuajse të gjithë ikën.

Me këtë fakt në mëndje, të gjithë kishin drejtuar sytë kah Cavaliers dhe lojtari më i mirë i tyre LeBron James. Çfarë paraqitje do të kenë në TD Garden kundër ekipë së parë në konferencën lindore?

Cleveland Cavaliers – me dukje të re – hyrën në ndeshje kundër Boston Celtics, për të dëshmuar se asgjë nuk ka përfunduar në konferencën lindore. Me të filluar ky takim, Cavaliers dolën në epërsi. Në dy çerekët e parë, ishte duel i balancuar i dyja ekipeve. Meç interesant në pjesën e parë ishte ai mes lojtarëve Irving dhe James.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, Cleveland mori nën kontroll ndeshjen. Ata në çerekun e tretë, gradualisht e ndërtuan epërsinë ndaj Boston Celtics ndërsa çerekun e katërt ata ikën mbi 30 pikë epërsi ndaj liderit të konferencës lindore. Ky duel i takoi LeBron James i cili ishte afër të shënoj ‘triple double’ me 24 pikë, 8 kërcime dhe 10 asistime në ndeshje.

Takimi mes Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers në fund përfundoi me rezultat 99-121. /insporti.com


Rezultatet nga ndeshjet tjera të mbëmjes:

Charlotte Hornets 103 – 123 Toronto Raptors

Atlanta Hawks 118 – 115 Detroit Pistons

Indian Pacers 121 – 113 New York Knicks

Houston Rockets 104 – 97 Dallas Mavaricks

Minnesota Timberwolves 111 – 106 Sacramento Kings

Oklahoma City Thunder 110 – 92 Memphis Grizzlies

Utah Jazz 115 – 96 Portland Trail Blazers

-->