Cavani përshëndet me PSG – transferohet në Atletico Madrid

Futboll 29 Janar 2020 13:22

Edison Cavani është shumë pranë kalimit në Atletico Madrid. Sipas “Jungones”, Atletico Madrid i ka ofruar klubit parisien 15 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, shifër kjo që është pranuar nga këta të fundit.

Mediat gjithashtu raportojnë se vëllai i futbollistit, njëkohësisht menaxheri i tij ka mbyllur marrëveshjen me klubin prej disa ditësh dhe “El Matador”  do të firmosë për 2 vite e gjysmë. Golashënuesi më i mirë i historisë së PSG-së ka humbur vendin e titullarit në muajt e fundit dhe tani që  Tuchel ka Icardin duket shumë e vështirë për të fituar sërish vendin startues në skuadër.

Në këtë sezon, Cavani ka humbur 20 ndeshje për arsye dëmtimi dhe po kalon orët e fundit si lojtar i PSG-së. Në javët e fundit ai ka refuzuar të grumbullohet nga trajneri Tuchel dhe kjo tregon se dëshira e tij për t’u larguar është e madhe. Mediat gjithashtu raportojnë se Cavani është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe tani po pret thjesht kalimin në Madrid. Në këtë mënyrë, Diego Simeone do të kishte një armë të fortë në sulmin e tij.

 

-->