Cavani, Willian, Silva, Pedro, Götze – formacioni i ‘ëndrrave’ me lojtarët e lirë

Futboll 30 Qershor 2020 16:24

Ka gjëra që madje as pandemia e koronavirusit nuk ka arritur t’i ndryshojë. Sot, 30 qershor, është ende pika fillestare e merkatos verore. Qindra lojtarë nga e gjithë bota i përfundojnë kontratat e tyre dhe mund të merren falas nga klubet e interesuara.

Në fakt, ishin të lirë për të negociuar prej gjashtë muajsh, nga 1 janari i këtij viti. Yje si David Silva, Cavani, Willian, Pedro, Thiago Silva… mund të nënshkruajnë si lojtarë të lirë për çdo klub.

Futbollistët me kosto zero, në situatën e krizës ekonomike, që buron nga Covid-19 janë më të lakmuarit, por FIFA kërkon sens të përbashkët. Rekomandohet që lojtarët ta mbyllin sezonin aktual me skuadrat ku luajnë, për të mbrojtur integritetin e garave.

Kjo përfshin, ndër të tjera, zgjatjen e kontratave në fuqi deri kur është e përshtatshme, në mbyllje të sezonit, edhe pse përfundojnë pikërisht sot legalisht.

PSG është një nga klubet që preket më shumë nga “eksodi” i 30 qershorit. Thiago Silva, Meunier, Kurzawa, Choupo-Moting, të rinjtë Kouassi dhe Aouchiche, i përfundojnë kontratat e tyre dhe dalin lojtarë të lirë nga nesër. Edhe Sergio Rico i jep fund huazimit të tij. Kurzawa, më në fund, ka rinovuar edhe katër sezone të tjera, ndërsa Thiago Silva, Choupo-Moting dhe Sergio Rico do ta zgjasin qëndrimin e tyre me klubin parizien deri në mbyllje të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Cavani dhe Meunier nuk kanë pranuar të vazhdojnë në Paris edhe për dy muaj të tjerë.

Meunier ka nënshkruar me BVB deri në vitin 2024, Ajax ka riatdhesuar veteranin Stekelenburg (Everton), ndërsa Augsburg njoftoi tri nënshkrime me kosto zero: Caligiuri (Schalke), Gikiewicz (Berlin Union) dhe Strobl (Borussia Mönchengladbach). Callejón, Lallana, Vertonghen, David Silva, Willian, Pedro… do të paguajnë edhe “çmimin e besnikërisë”, teksa kanë dëgjuar këshillat e FIFA-s. Pra, do të mbeten në klubet aktuale deri në fund të sezonit. Kjo besnikëri, në disa raste, është shpërblyer. Callejon, për shembull, do të largohet nga Napoli me Kupën e Italisë së fituar. Ka shumë futbollistë që iu mbarojnë sot kontratat e tyre, por kanë demonstruar profesionalizëm, karakter dhe ndjenjën e përkatësisë, duke e mbyllur sezonin aty ku janë.

Më poshtë mund të njiheni me një listë të zgjeruar të lojtarëve, sipas “Marca”, që mund të merren falas, ndërkohë që me ta mund të ndërtohet edhe një top-formacion ideal (fotoja kryesore e shkrimit), i denjë të garojë për trofe të rëndësishëm, në rast të një bashkimi hipotetik në të njëjtin ekip. /Telesport/

-->