Ceballos – Arsenal, ky është lajmi i fundit

Futboll 23 Korrik 2019 09:39

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka pranuar që mesfushori i Realit, Dani Ceballos është afër huazimit te Arsenali.

22-vjeçari sot do t’i kryejë testet mjekësore pasi Zinedine Zidane i dha dritën e gjelbër për t’u larguar.

“Jemi duke biseduar për ta huazuar. Ceballos është një lojtar shumë i mirë, e njoh prej kohës kur luante në Betis. Ai ka pasur paraqitje të mira edhe me kombëtaren e Spanjës”, deklaroi ai.

Mesfushori qendror është pjesë e ‘Los Blancos’ që nga viti 2017.