Çekët e duan fitoren ndaj Kosovës si dhuratë për përzgjedhësin e tyre

Uncategorized 04 Nëntor 2019 10:22

Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy e ka festuar ditëlindjen e tij të 58-të.

Federata e Futbollit të Çekisë nëpërmjet një video në rrjetin social Facebook ia ka uruar ku në mes tjerash ka shkruar që dhurata më e mirë që mund të marrë është fitorja ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh.

“Jaroslav Silhavy feston ditëlindjen e tij sot. Trajnerit të ekipit kombëtar ne ia dëshirojmë çdo të mirë. Dhurata më e bukur që mund të marrë nga futbollistët është fitorja në ndeshjen ndaj Kosovës pas më pak se dy javësh”, ka shkruar Federata çeke.

Ndryshe, Republika e Çekisë është nikoqire e Kosovës në ‘Doosan Arena’, në Plzen, më 14 nëntor në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Momentalisht në grupin A, Çekia është në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova e cila mban vendin e tretë.

Narozeniny Šilhavý

Jaroslav Šilhavý dnes slaví narozeniny 🎊 Trenérovi národního týmu přejeme vše nejlepší 🤝 Nejkrásnější dárek mu mohou už za necelé dva týdny nadělit hráči v zápase s Kosovem 🎁

Gepostet von Česká fotbalová reprezentace am Sonntag, 3. November 2019

-->