Çekët me veprim të turpshëm pas fitores kundër Kosovës

Kombëtarja 15 Nëntor 2019 08:33

Kombëtarja e Çekisë do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2020.

Çekët për të arritur këtë sukses, kanë mposhtur 2:1 Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen tejet emocionuese në Plzen.

Ky sukses i tyre, nuk do t’i jap shije të mirë futbollit, shkaku i një veprimi aspak sportiv të bërë pas ndeshjes.

Futbollistët çek pas ndeshjes, kanë veshur fanella ku Kosovën e vendosin në hartën e Serbisë.

Një veprim ky i papranueshëm, pasi Kosova është njohur nga Çekia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Kjo po ashtu është e kundërta me atë që ndodhi në Prishtinë, ku çekëve iu bë një pritje e mirë, siç ka ndodhur me të gjithë që kanë shkelur në barin e ‘Fadil Vokrrit’.

Kujtojmë se para ndeshjes, huliganët çekë kanë sulmuar disa tifozë të Kosovës.

-->