Çekia anulon shitjen e biletave online për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja 16 Tetor 2019 21:53

Për herë të parë, Federata e Futbollit të Çekisë ka anuluar shitjen e biletave online.

Kjo do të ndodhë pikërisht në ndeshjen kundër Kosovës, e cila cilësohet si e rrezikshmërisë shumë të lartë nga kreu i këtij institucioni.

Tifozët vendor do të kenë mundësi të blejnë bileta vetëm pranë zyreve të stadiumit, ndërsa tifozët e Kosovës përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Bazuar në hulumtime, ndeshja kundër Kosovës do të jetë e rrezikshmërisë shumë të lartë dhe siguria do të jetë çështja primare për neve”deklaroi presidenti i FFÇ-së, Martin Malik.

Ai bëri thirrje që tifozët e Çekisë të distancohen nga tifozët e Kosovës.

“Dua t’i kërkojë të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime verbale apo në distancë, koreografi, veshje etj. Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian” u shpres Malik.

Padyshim, ndeshja më e rëndësishme për dy kombëtarët do të jetë kjo. Çeki – Kosovë zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.

-->