Çekia e nis me fitore Kampionatin Evropian, e mposht Skocinë

Futboll 14 Qershor 2021 16:55

Skocia pësoi humbje me rezultat 0:2 nga Çekia në stadiumin “Hampden Park”, shkruan Insporti.

Dy golat për Çekinë i shënoi sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick, i cili në golin e dytë e zuri në ‘gjumë’ portierin skocez, teksa shumë këtë gol po e konsiderojnë si më të mirin deri më tani në Evropian.

Ndryshe, kjo përballje u zhvillua në kuadër të Grupit D në “Euro 2020”, ku bëjnë pjesë edhe Anglia dhe Kroacia.

Republika e Çekisë është lider i Grupit D me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia, ndërsa Kroacia e Skocia pa pikë. /Insporti.com

-->