Çekia – Kosova, njoftim i rëndësishëm rreth biletave të ndeshjes

Kombëtarja 16 Tetor 2019 10:23

Federata Çeke e Futbollit ka publikuar njoftim të rëndësishëm sa i përket biletave për ndeshjen me Kosovën.

Kosova do ta zhvillojë përballjen jetike, e që është e parafundit në ciklin kualifikues të Euro 2020, në udhëtim te Çekia, transmeton Insporti

Tashmë Federata e Futbollit e Çekisë ka dalë me njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me biletat e ndeshjes.

Për takimin që do të luhet në Doosan Arena, në Plzen, për tifozët kosovarë do të jenë në dispozicion 627 bileta.

Këto bileta për sektorin e tifozëve mysafirë, siç bën të ditur Federata Çeke e Futbollit, nga tifozët kosovarë do të mund të blihen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Insporti

Kjo ndeshje, që shihet si vendimtare për fatin e të dy kombëtareve rreth kualikifikimit të tyre të mundshëm në ‘Euro 2020’, do të zhvillohet më datë 14 nëntor.

Kosova momentalisht është e treta në grup, vetëm një pikë prapa Çekisë që është e dyta në grupin A, kurse lidere është Anglia.

Federata Çeke ka njoftuar se para-shitja e biletave për tifozët çekë do të fillojë të enjten (nesër), 17 tetor. Ndërkaq, kjo para-shitje është e dizajnuar vetëm për shtetasit çekë dhe do të anulohen të gjitha rezervimet tjera. /Insporti.com/

-->