Çekia merr vendim të çuditshëm për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja 12 Shtator 2019 20:28

Kosova ka shënuar fitore ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe që ishte e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Dardanët duhet të udhëtojnë për ndeshjen e dytë me Çekinë, në ndeshjen që planifikohej të luhej në Pragë.

Federata e Futbollit e Çekisë ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Viktoria Plzen.

Ky stadium ka kapacitet për 11.700 ulëse dhe quhet “Doosan Arena”, kurse, në stadiumin e Pragës, i cili mban emrin “Generali Arena”, kapaciteti i ulëseve është 18.944. Sigurisht, në këtë stadium, Dardanët do të kishin më shumë bileta në dispozicion, por Federata mendoi diçka më ndryshe.

Ndeshja mes Çekisë e Kosovës do të luhet më 14 nëntor.