Çekia nuk po arrinë ta mbushë stadiumin për Kosovën, ja sa shumë bileta kanë mbetur pa u shitur

Futboll 28 Tetor 2019 22:41

Më 17 tetor Federata e Futbollit të Çekisë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Kosovës.

Shitja e biletave për tifozët çekë po bëhet në mënyrë online, në faqen zyrtare të FFÇ-së.

Megjithatë edhe pse ka 11 ditë që ka nisur procesi i shitjes, ende 1214 vende janë të lira në stadiumin Doosan Arena në Plzen, shkruan Indeksonline.

Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të dya kombëtaret. Çekia është në vendin e 2-të me 12 pikë ndërsa Kosova ka 11.

Ndeshja do të zhvillohet më 14 nëntor, ndërsa për tifozët kosovarë janë rezervuar 927 bileta.

 

-->