Celtics fitojnë ndaj Miamit, ndizet gjysmëfinalja

NBA 20 Shtator 2020 12:20

Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics zgjohet në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Miami Heat dhe fiton shifrat 117-106, duke rihapur kështu plotësisht shpresat për një kalim të mundshëm në finalen e NBA-së.

Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, Celtics e nisën sfidën me vrull që në fraksionin e parë dhe pas 12 minutave lojë, kishin arritur të vendosin një diferencë prej 9 pikësh, ndërsa ritmin e lartë e ruajtën edhe në pjesën e dytë e të tretë.

Me 15 pikë diferencë para fraksionit të fundit, Boston lëshoi disi, ndërsa Miami u përpoq të reagojë, por pavarësisht fitores në këtë pjesë, nuk arriti të përmbysë rezultatin e përgjithshëm dhe mori kështu humbjen e parë.

Bam Adebayo i Miamit ishte sërish në një mbrëmje mjaft të mirë, duke u shpallur më i miri i ndeshjes me 27 pikë të shënuara, 16 rikuperime dhe një asist, ndërsa për Boston shkëlqyen Jaylen Brown dhe Jayson Tatum.

Të dy bashkë arritën të shënojnë 51 pikë, të rikuperojnë 121 topa dhe të japin 13 asiste, duke u bërë protagonistët kryesorë të suksesit të parë të Boston Celtics në gjysmëfinale. Sfida e radhës mes dy skuadrave do të luhet pas 48 orësh.

-->