Çerekfinalet në Ligën e Kampionëve vazhdojnë me dy super përballje

Futboll 10 Prill 2019 09:08

Mbrëmja e sotme (e mërkurë) është padyshim e rezervuar për të gjithë tifozët e futbollit.

Sonte zhvillohen dy nga ndeshjet më të mëdha në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ajaxi, i cili tronditi botën e futbollit duke eliminuar kampionin në fuqi të këtij kompeticioni – Real Madridin, do të përballet me Juventusin që gjithashtu regjistroi një rikthim tronditës kundër Atleticos në xhiron e fundit.

Takimi i parë mes tyre luhet në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam.

Nga ana tjetër, në Angli luhet ndeshja më e madhe e çerekfinaleve në garën më elitare të futbollit në Evropë.

Manchester United pret në Old Trafford skuadrën e Barcelonës që ka fituar tetë nga nëntë takimet e fundit kompetitive kundër “Djajve të Kuq”.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.