Çështja James, presidenti i Atletico Madridit i bën një nder Napolit

Futboll 04 Gusht 2019 08:50

Presidenti i Atletico Madridit Enrique Cerezo ka zbuluar se Los Rojiblancos janë jashtë garës për firmën e James Rodriguez.

Gjatë një interviste me Radio Kiss Kiss Napoli, ai ka folur për situatën: “James? Kemi një ekip të fortë dhe mendojmë se jemi konkurrues. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por sot mund të them se nuk do të bëjmë blerje të tjera.”

Napoli tani ka mbetur klubi i vetëm që kërkon seriozisht kolumbianin, por ndërkohë vazhdon të monitorojë edhe lojtarë të tjerë sepse nuk është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga Real Madridi.