“Çfarë do ai në fushë?”, legjenda gjermane kritikon ashpër Milot Rashicën

Kombëtarja 21 Maj 2020 12:38

Werder Bremeni po kalon në një nga momentet më të errëta të viteve të fundit, teksa do të luftojë për mbijetesën në Bundesligë.

Nuk ishte vetëm një krizë që zgjati për disa ndeshje, por fati i një sezoni. Tashmë edhe vetë lojtarët duket se e kanë braktisur skuadrën, teksa shumë prej tyre janë duke menduar largimin dhe ekipin e ri që tani.

Kjo sjell edhe “kryqëzimin” e yjeve dhe futbollistëve që mbajnë peshën kryesore.

Te Werder Bremeni në shumë raste ishte Milot Rashica që e nxirrte ekipin nga momenti i keq për të shënuar gola të nxjerrë nga hiçi.

Emri i njohur e futbollit në Gjermani dhe legjenda e Bayern Munichut, Mario Basler, mendon se dalja e emrave si Leipzigu, Dortmundu dhe Liverpooli për Rashicën ka bërë që të harrojë tërësisht se është te Werder Bremeni dhe kjo ka sjellë që të ketë 10 ndeshje radhazi në kampionat pa shënuar.

“Ndoshta ka nisur që tani Rashica të mendojë për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është vërtetë shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth fryhet si kaposh, edhe nëse është një futbollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, ka thënë Mario Basler për “Sport1”.

-->