Çfarë drame, Levante barazon rezultatin në fund

Futboll 11 Maj 2021 22:28

Barcelona është duke luajtur në udhëtim ndaj Levantes takimin e vlefshëm për javën e 36-të në La Ligën spanjolle, raporton Insporti.

Barça ka kaluar në epërsi në minutën e 26-të me një gol fluturimthi të Leo Messit. Ky është goli i 29-të sezonal për Lionel Messin.

Pedri dyfishoi epërsinë e Barçës me një gol në minutën e 34-të pas një asistimi fantastik nga Osmane Dembele.

Dembele ka rikthyer epërsinë e Barcelonës në 3-2 pas dy golave të shpejtë të Levantes.

-->