Çfarë drame, shënohet gol në minutë të fundit në takimin Manchester City – Dortmund

Futboll 06 Prill 2021 21:22

Është duke u zhvilluar takimi i parë i çerekfinales të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit, transmeton Insporti.

Manchester City është duke zhvilluar takimin e parë ndaj Dortmundit, ku synon që të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së dytë që do të zhvillohet në Gjermani javën e ardhshme.

Kevin De Bruyne ka kaluar Cityn në epërsi në minutën e 16-të të takimit, pas një asistimi milimetrik nga Mahrez.

Borussia Dortmundi barazoi rezultatin nga fundi i takimit, por goli u anulua çuditërisht nga gjyqtari me pretekstin se ishte shkaktuar faull në portierin Ederson.

Marco Reus ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 84-të të takimit.

Phil Foden ka shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt për ti dhënë epërsinë skuadrës së Pep Guardioles.

-->