Çfarë është kikboksi – definicioni i Vedatit të ‘Stupcave’

Sporte luftarake 15 Prill 2019 18:23

Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, e ka dhënë një cilësim për sportin e kikboksit, në një video të postuar në rrjete sociale.

Ai për kikboksin e ka dhënë një definicion jo edhe aq të zakonshëm.

Humoristi i njohur i ‘Stupcave’, në videon e postuar në Instagram shihet në shoqërinë e këngëtarit të njohur Ledri Vula, shkruan Insporti

Bajrami kikboksin e ka vlerësuar si një sport tejet rraskapitës.

“A e dini çka ish ky kikboksi. Kikboksi ish si me thanë, hajde me kositë ni hektar ara, tani tu e kositë thotë a po vjen edhe do dru me mi ça nja 10 metra se s’kom shumë, ja çan edhe do dru thotë mirë është, i kam edhe do mobilje në kat të katërt”, thotë Bajrami në videon e postuar në rrjete sociale.

-->