Çfarë është kjo pije që ka në dorë Messi?

Futboll 06 Maj 2019 13:08

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij kanë udhëtuar për qytetin e Liverpoolit për të zhvilluar ndeshjen e kthyese të gjysmëfinalës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para pak orësh klubi katalan ka udhëtuar për në Liverpool të veshur me stil unik.

Messi është parë në disponim të mirë dhe duke shijuar pijen e tij të preferuar “Mate Tea”.

“Mate Tea” është një pije tradicionale e vendeve latine dhe për herë të parë është përdorur nga fisi Tupi.

Superylli argjentinas javën e kaluar dëshmoi dhe njëherë klasin e tij botëror, duke shënuar dy gola në fitoren e Barcelonës 3:0 kundër Liverpoolit në Camp Nou.

Messi was among the players dropped off near the runway by a bus at Barcelona airport

 

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde, do të mund të llogaritë në të gjithë futbollistët për këtë ndeshje. /Insporti.com/

 

Ivan Rakitic only brought a back pack and was filmed a few minutes prior to departure