Çfarë ndodhi me Leo Messin? Nota e pabesueshme në humbjen e Barcelonës

Futboll 10 Prill 2018 22:07

Barcelona ka pësuar humbje shokuese, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Blaugranët pësuan disfatë të thellë 3:0, në ndeshjen e kthimit ndaj Romës në çerekfinale.

Katalanasit kështu lëshuan epërsinë e thellë prej 4:1 nga ndeshja e parë, duke u eliminuar nga kjo garë.

Kjo ndeshje nuk ishte nga ditët më të mira të Messit, që u vlerësua me notë mesatare 6.9 për paraqitjen e tij. Kujtojmë se argjentinasi nuk arriti të shënojë në të dy ndeshjet ndaj klubit italian.

Notat e lojtarëve më poshtë. /Insporti.com

-->