Çfarë ndodhi me pesë milionë eurot e premtuara? Tregon Ministrja Dumoshi

Sporte tjera 31 Maj 2020 23:12

Në fillim të pandemisë Covid-19, Qeveria e Kosovës vendosi të ndajë pesë milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndonëse kanë kaluar thuajse tre muaj nga ky premtim, ende asgjë është realizuar nga kjo pako.

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka thënë se kjo pako emergjente fillimisht duhet të aprovohet në Kuvendin e Kosovës.

“Kanë qenë disa probleme pasi buxheti i Kosovës aprovohet në Kuvend dhe besoj se sërish duhet të aprovohet në Kuvend”, u shpreh Dumoshi në RTK.

“Ne kemi pasur kontakte me Ministrinë e Financave dhe kemi pritur pesë milionëshin pastaj kjo ministri na dërgoi t’i ndihmojmë sportin, rininë dhe kulturën me buxhetin e MKRS-së”, tregon më tej Dumoshi.

“Ne do të punojmë prapë me KOK-un dhe federatat dhe ta shohim se ku janë të ndihmuara. Uroj që kjo pjesa emergjente të aprovohet në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.

-->