Çfarë ndodhi mes Gattusos dhe Rrahmanit?

Kombëtarja 22 Shkurt 2021 15:03

Trajneri i Napolit Ivan Gennaro Gattuso njihet për grintën e tij.

Ashtu siç ka qenë kur luante vetë në fushën e lojës, ashtu është edhe sot në stol. Plot nerv gjatë gjithë kohës.

Dhe sot ai që “e pësoi” nga kjo ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës Armir Rrahmani.

Ish mbrojtësi i Partizanit ra pre e grintës së kalabrezit në momentin e golit të Zielinskit. Gattuso zgjodhi të festonte duke e trembur jo pak kosovarin.

Në zhargonin e përditshëm, sjellja e Gattusos përkthehet fare mirë me shprehjen “ta çaj fytyrën”.

Gjithçka ndodhi sot në mesditë në ndeshjen Atalanta-Napoli, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

-->