Çfarë ndodhi mes Shaqirit dhe Kloppit në fund të ndeshjes? Ajo që nuk u pa mbrëmë

Futboll 06 Dhjetor 2018 11:50

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Jurgen Klopp ka zbritur në fushë për t’i uruar një nga një lojtarët për fitoren e madhe ndaj Burnley.

Klopp bëri rrotacione për këtë ndeshje, duke lënë në stol Salahun dhe Firminon, derisa nuk e kishte të gatshëm as Manen.

Kështu, skuadra vuajti pak dhe u befasua në pjesën e dytë duke pranuar gol. Por, me inkuadrimin e Firminos dhe të Salahut, gjërat ndryshuan për mirë dhe “Reds” fituan në fund 3-1, ndeshje në të cilën shënoi edhe Xherdan Shaqiri.

Pas vërshëllimës së fundit, Klopp zbriti në fushë dhe i uroi një nga një lojtarët, përfshirë këtu edhe Shaqirin, për të cilin u përkujdes me një goditje të vogël që natyrisht, nuk dihet se për çfarë ishte, apo çfarë nuk ka bërë mirë Shaqiri. /Insporti.com/