Çfarë po bënte Neymar, derisa PSG e fitoi titullin (Foto)

Futboll 16 Prill 2018 12:49

Neymar ka kohë që po mungon në fushën e gjelbër, kjo për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Marseille dhe braziliani është në vendlindje duke u rikuperuar për Botërorin “Rusia 2018”, ku pritet të marrë pjesë me “Selecao-n”.

Paris Saint-Germain edhe pa Neymar dhe Mbappe në fushë, në vikend arriti ta mposht Monacon e vendit të dytë me rezultatin e lartë 7-1 në “Parc des Princes”.

Më këtë fitore parisienët, pesë javë pa përfunduar kampionati i Ligue 1 në Francë, u shpallën edhe zyrtarisht kampion, duke e fituar për herën e pestë titullin në gjashtë sezonet e fundit.

Megjithatë, Neymar edhe pse nuk ishte në Paris për t’i ndihmuar skuadrës së tij në këtë fitore dhe festimit e titullit, ai ishte duke e përcjell ndeshjen nga Brazili.

Por, 26 vjeçari këtë ishte duke e bërë teksa po luante poker online me shokët e tij, kurse në tribunat e stadiumit të “Parc de Princes”, ishte babai i tij, i cili po e përfaqësonte atë në kryeqytetin e Francës.

Megjithatë, ky gjest nuk është se kaloi edhe aq mirë sidomos me tifozët e PSG-së, të cilët po pyesnin pse Neymar nuk ishte së paku i pranishëm në tribuna duke i përkrahur bashkëlojtarët e tij në fitimin e titullit.

Raportimeve dhe zërave se Neymar dëshiron të largohet nga skuadra franceze, nuk do t’i ndihmojë aspak gjesti i tij i fundit, duke e postuar foto teksa luante poker dhe mosprania e tij në stadium, derisa në horizont ka interesime serioze për transferimin e tij nga Real Madrid dhe Manchester United. /Insporti.com

-->