Çfarë po ndodh me dy boksierët shqiptarë?

Sporte luftarake 28 Mars 2020 20:33

Viti 2020 ishte viti i lojërave të Tokios, të cilat për shkak të pandemisë koronavirus u shtynë për një afat të pacaktuar.

Deri në këto momente, Shqipëria ishte pjesëmarrëse me kualifikimet e dy sportistëve, siç ishin peshëngritësi Briken Calja dhe atletja Luiza Gega, ndërkohë që ishin në tentativë të kualifikuar edhe disa sportistë të tjerë, mes të cilëve edhe boksierët Krenar dhe Rexhildo Zeneli, të cilët në këto momente ndodhen në Londër, ku shkuan për të marrë pjesë në kampionatin evropian.

Fituan nga një ndeshje secili dhe në rast se do të fitonin një ndeshje të dytë, do të kualifikoheshin për në Tokyo 2020, gjë që do të ndodhte për herë të parë për boksierët e Shqipërisë. Por për fat të keq ata ndodhen ende në Londër dhe ende nuk dinë se kur do të kenë mundësinë për t’u kthyer në atdhe.

Ndryshe prej tyre, ekipi i boksierëve të Kosovës është kthyer tash e disa ditë.

-->